Shakhtar i shkatërroi ëndrrën, braziliani vajton për… Milanin

Afrimi i brazilianit Taison ishte një nga objektivat e Milanit për 24 orët e fundit të merkatos. Megjithëse 31- vjeçarit i skadonte kontrata në qershor të vitit të ardhshëm, drejtuesit e Shaktjorit të Donjeckut e penguan largimin e tij, duke pretenduar që klubet e interesuara të paguanin 30 milionë eurot e klauzolës.

Për moshën dhe kohën e mbetur të lojtarit në Ukrainë, Milani refuzoi të paguante shumën e plotë, por arriti të ofronte deri në 22 milionë euro për kartonin e fantazistit. Propozimi kuqezi u refuzua nga homologët ukrainas, të cilët ngritën një mur që pengoi çdo komunikim të mëtejshëm deri në përfundimin e afatit të merkatos. Edhe lojtari kërkoi largimin, por kërkesa e tij nuk u mor në konsideratë.

Zhgënjimin e tij Taison e komunikoi edhe nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku mes fytyrash me lot shkruante: “Faleminderit që ma shkatërruat ëndrrën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here