Vinicius zbulon fjalët e mëdha që i ka thënë Zidane

Vinicius Junior zbuloi se Zinedine Zidane i kishte thënë që ai mund të shijojë një karrierë të gjatë në Real Madrid.

Vinicius, 19 vjeç, ka luftuar për të qenë konsistent në formacionin e trajnerit francez, pasi shkëlqeu në Flamengo.

Anësori shënoi dy gola në 18 paraqitje në La Liga, duke shtuar edhe dy gola dhe gjashtë asistime në garat e kupave.

“Zidane gjithmonë më thotë që të jem i qetë dhe të vazhdoj të rritem  sepse nëse e bëj këtë, dhe sepse jam trajtuar aq mirë nga të gjithë, ai thotë se do të luaj këtu për një kohë të gjatë”, tha Vinicius në një konferencë shtypi të martën.

“Diçka si Marcelo dhe Casemiro, të cilët kanë qenë te Reali për një kohë të gjatë”, përfundoi braziliani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here