“PSG ishte zgjedhja më e keqe për mua”, flet Vanda Nara: Burrat e shoqeve më janë ofruar për…

Vanda Nara flet për herë të parë pas transferimit të Mauro Ikardit nga Interi, drejt PSG.

Duke folur për argjentinasen “Morfi Telefe”, gruaja dhe agjentja e argjentinasit, tregon se Parisi ishte zgjedhja më e papërshtatshme për të, por pranon se në fund diçka të tillë e kishtë bërë për sulmuesin.

KALIMI NË FRANCË – Mes opsioneve që kishim, PSG ishte më i keqi për mua sepse duhet të shkoj lart e poshtë, bashkë me djemtë, pasi ata duhet të jenë në shkollë në Itali. Kishte shumë skuadra të rëndësishme italiane që e donin, dhe për mua do kishin qenë më të përshtatshme, por në fund mendova për Mauron.

ZËRAT PËR BOKAN – Do doja që Mauro të luante atje një ditë. Besoj e dini çfarë dëgjon një lojtar, kur futet në një fushë të tillë si e Bokas. Edhe tek River Plejt nuk do isha kundër, por në fakt nga Boka nuk kishte asnjë propozim serioz në këtë merkato.

FOTO E MAKSI LOPEZ – Ata postuan një foto të dy së bashku, në të njëjtën ditë që Mauro u bashkua me ekipin. Është një foto e vjetër në fakt, jo aktuale. Dua të mendoj se është një koincidencë, sepse të gjithë lojtarët dinë gjithçka.

SI MENAXHERE – Nuk mendoj se mund të menaxhoj edhe lojtarë të tjerë. Vetëm fakti që menaxhoj Mauron, kërkon shumë përkushtim. Edhe lojtarë të tjerë më janë ofruar, bashkëshortë të mikeshave të mia. Ata që më njohin mua, e dinë që unë e baj pa interes këtë gjë, por vetëm nga dashuria që kam për Mauron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here