Inter po bëhet një super skuadër: Conte ka piketuar lojtarët për merkaton e ardhshme

Drejtuesit e Interit kanë filluar të mendojnë për merkaton e vitit të ardhshëm.

Tuttposport, raporton se Antonio Conte dhe Beppe Marotta kanë piketuar emrat e lojtarëve për merkaton e vitit të ardhshëm. Në listën e Neroaxurëve janë Matteo Darmian, Mario Gotze si dhe dyshja e Tottenham Eriksen dhe Alderweireld.

Kontrata e këtyre të fundit skadon në fund të sezonit dhe Interi do të synojë transferimin e tyre me parametra zero, por interesim për ta ka shfaqur edhe Juventus.

Vëzhguesit e Interit kanë filluar të punojnë dhe ishin të pranishëm në ndeshjen mes Rumanisë dhe Spanjës për ta ndjekur yllin Razvan Marin. Bëhet fjalë për mesfushorë ofanziv i cili u transferua te Ajaxi nga Standard Liege për 12,5 milionë euro.

Inter ka shfaqur edhe më parë interesim për Razvan por nuk ishte arritur marrëveshja me Standard Liege.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here