Willian pranë largimit nga Chelsea, braziliani refuzon rinovimin e kontratës me Blutë

E ardhmja e brazilianit Willian mund të jetë larg ‘Stamford Bridge”.

Kështu shkruajnë mediat angleze, sipas të cilave mesfushori i avancuar i Chelseas, mund të largohet gjatë merkatos së janarit, pasi ende nuk ka një akord mes tij dhe klubit për rinovimin e kontratës.

Willian aktualisht ka një kontratë që skadon në verën e vitit të ardhshëm, dhe për të përfituar diçka nga shitja e tij, drejtuesit e klubit pritet ta largojnë atë që në janar.

Kujtojmë se në nisje të këtij sezoni, braziliani nuk bën pjesë në lojtarët e formacionit bazë të Frank Lampard, me teknikun që preferon më tepër të riun, Mason Mount

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here