ASKUSH SIKUR JUVE: Biankonerët rrëmbejnë yllin e Bundesligës para Bayernit

Juventus ka bërë ndryshime të mëdha në skuadër këtë sezon, mirëpo Biankonerët mbeten favoritë për të fituar të gjitha trofetë.

Biankonerët në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve do të përballen me Atletico Madridin, Lokomotiv Moskën dhe Bayer Leverkusen.

Për drejtuesit e Zonjës së Vjetër rëndësi të veçantë do të ketë ndeshja ndaj Bayer Leverkusen.

Agnelli do të tentojë që ta transferojë yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

20-vjeçari është në shënjestrën e gjigantëve europian, ndërsa raportohet se ka marrëveshje personale me Bayernin.

Mirëpo Juventus është i gatshëm të futet në bisedime dhe tia rrëmbejë Havertzin Bayernit.

Sezonin e kaluar Havertz shënoi 20 gola me Leverkusenin, ndërsa këtë sezon ka shënuar 2 gola në tri ndeshje.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here