Franca i kërkon ndjesë speciale Shqipërisë për ngatërrimin e himnit

Lojtarët e kombëtares së Shqipërisë përjetuan një situatë mjaft të sikletshme në ndeshjen ndaj Francës.

Organizatorët ngatërruan himnin e ekipit shqiptar duke bërë që futbollistët tanë të mos pranonin fillimin e sfidës pa dëgjuar himnin më të bukur në botë.

Trajneri Didier Deschamps kërkoi falje, por Franca nuk u mjaftua vetëm me kaq, pasi presidenti Emmanuel Macron, i ka dërguar një mesazh faljeje kryeministrit Edi Rama.

Zyrtari i lartë francez e ka falenderuar kombëtaren tonë për sjelljen dinjitoze dhe kulturën e treguar në ato momente para fillimit të sfidës. Rama e ka pranuar ndjesën e presidentit francez dhe e ka ftuar për ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here