Juventus ka piketuar përforcimin e parë për verën e ardhshme, ja për kë bëhet fjalë…

Juventusi ka nisur punën për përforcimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Menaxheri i skuadrës kampione të Italisë ka hedhur sytë nga Anglia, aty ku mund të marrë yje falas dhe të bëjë goditje big.

Mirror shkruan se Eriksen dhe Alderweireld mund të afrohen falas në Torino, ndërsa emri tjetër që ka dalë në skenë është ai i David De Geas. Portieri i Manchester United nuk do të rinovojë me “Djajtë e kuq” dhe kontrata e tij aktuale skadon në 2020. Shtatlarti nuk po kalon momente të mira në “Old Trafford” dhe është i vendosur për t’u larguar.

Juventusi është në garë me PSG-në për futbollistin. Të dy ekipet duan të firmosin që në janar me spanjollin, pasi kontrata e shtatlartit skadon në verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here