Lajm i mirë për Valverde, ylli i Barcelonës gati për rikthimin në fushë

Sulmuesi uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, mund të rikthehet në fushë më shpejt nga sa mendohet.

Ai u dëmtua në javën e parë të La Liga, duke lënë fushën e lojës pas vetëm 20 minutash, një mungesë e madhe për trajnerin Ernesto Valverde në javët që pasuan.

Barcelona ka zhgënjyer këtë seozn, me vetëm 4 pikë në kampionat: 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Sipas “AS”, lojtari synon të jetë në fushë fundjavën e ardhshme, në ndeshjen që skuadra e Barcelonës do të luajë në kampionat ndaj Valencia.

Një rikthim i rëndësishëm në sulmin e ekipit katalanas, që në këto moment ka shumë nevojë. U përfol se Luis Suarez do të rikthehej më vonë, në fund të shtatorit. Gjithsesi, uruguajani ka punuar fort gjatë kësaj periudhe për të qenë gati pas pushimit të kampionatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here