Probleme për Barcelonën: Umtiti pëson lëndim

Samuel Umtiti është larguar nga kombëtarja e Francës dhe është rikthyer te Barcelona për shkak të një dëmtimi në këmbë, kanë konfirmuar federata franceze.

Mbrojtësi 25-vjeçar ishte mbrëmë në stol në fitoren 4-1 të ‘Gjelave’ ndaj Shqipërisë dhe nuk do të mund të paraqitet të martën ndaj Andorrës.

Umtiti fillimisht ishte thirrur si zëvendësim për Aymeric Laporte, pas dëmtimit që ishte pësua ditë më parë te Manchester City.

Skuadra katalunase e ka si zëvendësues francezin, mirëpo që natyrisht se lëndimi i tij nuk është lajm i mirë për ta.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të rikthehet Umtit në fushë, por që Barcelona tani duhet të mendojë për tjera opsione në qendrën e mbrojtës, shkaku që në këtë muaj fillon edhe Liga e kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here