Ronaldo mbrëmë i tregoi tifozëve serb se nuk duhet asnjëherë të brohorasin “Messi Messi”

Disa lojtarë nuk luajnë mirë kur janë në presion, por Cristiano Ronaldo nuk është njëri prej tyre.

Portugezi është gjithmonë nën sulmin e tifozëve kundërshtarë në çdo ndeshje. Mirëpo Ronaldo është ai që gjithmonë qesh i fundit.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Serbisë dhe Portugalisë, Ronaldo ishte nën sulmin e tifozëve serb.

Çdo prekje që bënte Ronaldo, tifozët vendas brohorisnin “Messi, Messi”.

Si gjithmonë, Ronaldo iu kundërpërgjigj tifozëve duke shënuar golin e tretë për Portugalinë dhe duke festuar me SII dhe duke heshtur tifozët e pranishëm në stadium.

Edhe sa herë duhet që Ronaldo t’ia bëjë me dije tifozëve kundërshtarë se nuk duhet të brohorasin “Messi Messi”?

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here