Asgjë nga Barcelona, Leonardo i gjen klub të ri Neymarit në janar!

Neymar mbylli zërat e verës duke deklaruar se do të qëndronte te PSG dhe për një sezon tjetër, por nuk është i një mendimi të tillë Leonardo.

Drejtori sportiv i francezëve ka dashur ta shesë brazilianin që këtë verë, por nuk ia doli.

Ai po mendon t’i gjejë ekip të ri që në janar sipas asaj që shkruan Tuttosport. Klubi që po vazhdon dhe ndjek me kujdes situatën e brazilianit është Real Madridi.

Spanjollët po mundohen që të bindin lojtarin për t’iu bashkuar atyre që në janar. Presidenti Florentino Perez po përpiqet të gjejë sa më shumë pika kontakti me futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here