Barcelona ka piketuar përforcimin e parë për verën e ardhshme, 60 milionë euro për yllin e Serie A!

Merkatoja e verës është mbyllur prej disa ditëve, por shumë klube tashmë janë duke planifikuar lëvizjet në “dritaren” e ardhshme të janarit.

Barcelona është përqendruar te një nga xhevahirët e Serie A, Fabian Ruiz. Siç raportohet nga “El Mundo Deportivo”, klubi blaugrana do ta ndjekë nga afër mesfushorin e Napolit këtë sezon, pavarësisht se profili i tij është studiuar gjerësisht vitet e fundit.

Në të kaluarën, në të vërtetë, Barça kishte provuar një qasje tjetër për të, me shpresën për ta afruar te skuadra B. Një mundësi e humbur për Barcelonën, e cila është dashur të shikojë nga larg shpërthimin e një lojtari, i cili tani ka hyrë në grupin e kombëtares iberike.

Të kesh guxim për të investuar te Fabian Ruiz, për të cilin Napoli pagoi rreth 30 milionë euro, do të thotë siguri për vlerat e tij. Barça u përpoq edhe në vitin 2018, por nuk ia doli përkundrejt Aurelio De Laurentiis, i cili e identifikoi Fabian si lojtar ideal për mesfushën e nënkampionëve të Italisë.

Katalanasit, duke pasur parasysh që në vitin 2020, Rakitic dhe Busquets do të jenë nga 32 vjeç, ndërsa Vidal 33 vjeç, po mendojnë për zëvendësuesit. Kësaj here, Barcelona mund të jetë më e vendosur, por është e qartë se marrja e këtij lojtari nga Napoli nuk do të jetë e lehtë. Kartoni i Fabian Ruiz tani vlerësohet rreth 60 milionë euro, ndërsa dy vite më parë mund të merrej edhe për 6 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here