Bombë nga Spanja: Messi largohet nga Barcelona

E përditshmja katalanase Mundo Deportivo, ka paralajmëruar largimin e Lionel Messit nga Barcelona në fund të sezonit.

Presidenti i Barcelonës, Josip Maria Bartomeu javën e kaluar deklaroi se Messi mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, pasiqë ka një klauzolë që ia mundëson largimin nga klubi pasi të mbush 32-vjeç.

Pas kësaj deklarate kanë filluar spekulimet për largimin e Messit nga Barcelona.

Mundo Deportivo raporton se Messi do të transferohet verën e ardhshme te Inter Miami, klubi i ri i David Beckham.

Messi po e konsideron seriozisht mundësinë e transferimit te Inter Miami sëbashku me Luis Suarez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here