Dybala ka sjellur vendimin: Argjentinasi largohet nga Juventusi në janar!

Mediat italiane raportojnë se Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së janarit.

Juventus e nxorri në shitje argjentinasin, por në fund Dybala qëndroi në Torino.

Tani shtrohet pyetja se ku do të transferohet Dybala. PSG e dëshironte argjentinasin, por Neymar nuk u largua nga Parisi.

Interesim për Dybalan kanë shfaqur Tottenham dhe Manchester United dhe mbetet ta shohim se kush do të ofrojë më tepër para për argjentinasin.

Juventus është i gatshëm ta shesë Dybalan për të arkëtuar para për transferimin e Federico Chiesas.

Dybala nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe argjentinasi do të largohet nga Juventusi që në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here