Rabiot 1-0 PSG: Mesfushori i Juventusit e fiton betejën ligjore me Parisienët

Mesfushori i ri i Juventusit Adrien Rabiot ka fituar betejën ligjore me ish klubin e tij PSG.

Kontrata e Rabiot me PSG skadoi në fillim të verës dhe francezi iu bashkua Juventusit si lojtarë i lirë. Mirëpo Rabiot dhe PSG nuk u ndanë me paqe.

Tifozët e PSG ishin kundër Rabiot, ndërsa francezi nuk kishte luajtur me Parisienët në pjesën e dytë të sezonit.

Rabiot nuk kishte marrë pagën e tij që nga 15 marsi dhe francezi e kishte çuar në gjyq ish klubin e tij.

Sot gjyqi ka vendosur në favor të Rabiot dhe PSG do të duhet tia paguaj pagën.

Marrëdhënia mes Rabiot dhe PSG ishte prishur për shkak se francezi kishte refuzuar rinovimin dhe kishte pëlqyer një postim të Evra-s në Instagram ku kritikonte tifozët Parisien.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here