Klasi mbetet përgjithmonë: Paul Scholes dhuron një pasim magjik në ndeshjen e Kompany (VIDEO)

Edhe pse ka disa vite që është pensionuar nga futbolli i luajtur, Paul Scholes nuk ka harruar ‘zanatin’ e tij duke qenë një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ish-ylli i Manchester United, tani 44 vjeç, i dha botës një tjetër paraqitje sublime në Etihad të mërkurën mbrëma.

‘Magjia’ e Scholes erdhi në ndeshjen e lamtumirës së organizuar nga ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany.

Duke përfaqësuar 11-shen e yjeve të Ligës Premier së bashku me ish-shokët e skuadrës Ryan Giggs, Michael Carrick dhe Robin van Perise, Scholes drejtoi shfaqjen nga mesfusha, duke bërë pasime maestrale.

Në minutën e 57-të, anglezi e gjeti Van Persie me një pasim të guximshëm “pa shikuar fare”, duke e lënë kundërshtarin Joleon Lescott në një gjendje konfuze, ndërsa ai pa mundim u largua sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

 

Ky pasim i ish-legjendës së Unitedit është bërë viral, me disa që thonë se Scholes do të luante pa problem në mesfushën e ekipit të Ole Gunnar Solskjaer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here