Liverpooli ka piketuar transferimin e parë për verën e ardhshme, ai është ylli i Serie A

Siç raporton Calciomercato, Liverpooli i është bashkuar Barcelonës dhe Real Madridit në garën për yllin e Napolit Fabian Ruiz.

Jurgen Klopp e ka piketuar atë si përforcimin e parë për verën e ardhshme, mirëpo Ruiz nuk është aspak i lirë. Spanjolli vlerësohet 70 milionë euro dhe kjo shifër mund të rritet, pasiqë në garë për të janë Barcelona me Realin.

Napoli e bleu Ruiz për 30 milionë euro dhe mund të përfitojë nga shitja e tij sezonin e ardhshëm.

Ruiz shkëlqeu me Napolin sezonin e kaluar duke shënuar 7 gola dhe 3 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here