Marco Verratti pranë rinovimit me PSG, zbulohen detajet…

Mesfushori i Italisë, Marco Verratti raportohet se është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Paris Saint-Germain me vlerë 12 milionë euro në sezon.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, bisedimet janë në një fazë “shumë të përparuar” për të zgjatur marrëveshjen e Verrattit deri në vitin 2024.

Italiani aktualisht fiton shtatë milion euro, ndërsa me kontratën e re do të fitojë pothuajse dyfishin e pagës.

Calciomercato gjithashtu shton se atij i është premtuar edhe shiriti i kapitenit, me Thiago Silvan që mbush 35 vjet më vonë këtë muaj dhe jashtë kontratës verën e ardhshme.

26-vjeçari u bashkua me PSG-në nga Pescara në vitin 2012 dhe ka vazhduar të bëjë gati 300 paraqitje për gjigantët francezë, duke fituar gjashtë tituj të Ligue 1.

Ai ka 34 paraqitje dhe tre gola për Italinë, por asnjëherë nuk ka luajtur në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here