Milan transferon yllin e Premier League në merkaton e janarit!

Siç raportojnë mediat angleze, Milani do të tentojë transferimin e Nemanja Matic në merkaton e janarit.

Matic nuk bën pjesë në planet e Solskjaer dhe ka humbur vendin e titullarit. Mesfushorit serb i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të jetë lojtarë i lirë.

Interesim për Matic kanë shfaqur Milan, Inter dhe Juventus, por Rosonerët do të tentojnë transferimin e tij që në janar.

Lajmin e ka bërë të ditur The Sun, e cila shkruan se Milan dëshiron të sigurojë shërbimet e 31-vjeçarit në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here