Përse Giampaolo nuk i beson Paqueta-s dhe Leao-s?

Trajneri i Milanit Marco Giampaolo nuk është ende i gatshëm ti besojë Lucas Paquetas dhe Rafael Leaos, shkruajnë mediat italiane.

Paqueta u transferua te Milani në janarë për 35 milionë euro nga Flamengo dhe shkëlqeu me Rosonerët nën drejtimin e Gennaro Gattusos.

Braziliani e filloi ndeshjen nga stoli kundër Brescias dhe u inkuadrua në lojë në 25 minutat e fundit.

Leao u transferua nga Lille këtë verë për shifrën e 28 milionë eurove, por portugezi ka luajtur vetëm 15 minuta me Milanin në sezonin e ri.

Portugezi bëri paraqitje të mira me Milanin në fazën përgatitore dhe Giampaolo e inkuadroi atë në minutën e 75-të në ndeshjen me Udinesen.

Gazzetta dello Sport, shkruan se arsyeja që Giampaolo nuk i beson ende dyshes Paqueta-Leao është disciplina. Sipas Giampaolos dyshja ende nuk është e disciplinuar dhe nuk mund të startojë ndeshjet me ta.

Leao ka konkurent Ante Rebic, Samu Castillejo, Piatek dhe Suson, ndërsa Paquta Calhanoglun dhe Bonaventuran.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here