Spikeri që ngatërroi himnin: Nuk kam fjetur për dy ditë pas atij gabimi

Nga sportëdashësit shqiptarë u cilësua si një veprim qëllimshëm që mori përmasa të mëdha në të cilën u përfshi edhe politika por spikeri i stadiumit nuk mund ta pranojë diçka të tillë.

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë në Stade De France filloi me 7 minuta vonesë pasi fillimisht u ngatërrua himni shqiptar me atë të Andorrës.

Spikeri i stadiumit kërkon falje për këtë gabim por e bëri akoma më të turpshme duke i kërkuar falje Armenisë dhe jo Shqipërisë dhe duke bërë një gafë akoma më të madhe, megjithatë vetë Max ka sqaruar gjithçka në një intervistë për L’Equipe duke shtuar se ishte thjeshtë një gabim njerëzor për të cilin nuk ka fjetur dy ditë.

“Unë bëra një gabim të madh. Federata Franceze e Futbollit më shpjegoi problemin me himnin. Unë pastaj duhet të menaxhoja situatën e komplikuar, ndërsa 80.000 njerëz po prisnin që të fillonte ndeshja. Nuk po e dëgjoja veten se çfarë po thoja. Vetëm kur më thanë më vonë. Truri im ishte bllokuar. Unë do do të doja të mos kishte ndodhur, ndërsa kam drejtuar rreth 500 ndeshje. Gjithashtu kam pasur mbështetjen e të gjithëve. Jam ndjerë tmerrësisht keq. Po e bëj këtë punë për rreth 35 vite, mes radios dhe TV. Unë nuk kam fjetur për dy ditë, derisa të kisha shansin që të rregulloja gabimin në ndeshjen me Andorrën”, ka deklaruar Max.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here