Koulibaly me një deklaratë bombastike: Napoli do ta fitojë Scudetton

Kalidou Koulibaly ka këmbëngulur që Napoli më në fund do t’i japë fund pritjes së tyre për Scudetto këtë sezon.

Mbrojtësi senegalez shënoi autogol në minutat shtesë duke ia dhuruar fitoren 4-3 Juventusit para pushimit ndërkombëtar.

Por, Koulibaly bëri të qartë që skuadra e tij e ka kaluar zhgënjimin dhe është gati për luftën për titull.

“Kush do ta fitojë Scudetto? Napoli. Dhe ju mund ta shkruani këtë”, ka thënë fillimisht Koulibaly për Corriere dello Sport.

“Ne e besojmë këtë, humbja në Torino nuk la asnjë gjurmë”.

“Sezoni gjithashtu sapo ka filluar”, përfundoi mbrojtësi i Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here