Arrihet marrëveshja për rinovim, De Gea bëhet më i paguari te United

Spekulimet për të ardhmen e David de Gea dhe një rikthimi të mundshëm në Spanjë duket se kanë marrë fund.

“Daily Mail” thotë se portieri ka arritur një marrëveshje me Manchester United, për të nënshkruar një kontratë 13.3 milionë paundëshe në sezon (14.9 milionë euro), çka e bën atë lojtarin më të paguar në klub. Kjo shumë, siç përcaktohet nga gazeta angleze në fjalë, është kaq, pa taksa.

Ai aktualisht fiton 11.5 milionë euro në sezon. Kjo rritje e pagës e bën atë edhe portierin më të paguar në botë, donjëherë. Konfirmimi i marrëveshjes verbale mes palëve vjen vetëm një ditë pasi Solskjaer ratifikoi dëshirën e tij, që portieri, nën kontratë deri verën e vitit të ardhshëm, të qëndrojë në “Old Trafford”. “Daily Mail” thekson se ky akord do t’iu japë fund lajmeve, që e kanë lidhur portierin me Real Madrid, Juventus dhe PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here