Maldini dhe Boban kanë piketuar dy lojtarë për merkaton e janarit

Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban kanë piketuar dy lojtarë për merkaton e janarit, raporton Calciomercato.com.

Rosonerët transferuan gjashtë lojtarë gjatë merkatos së verës; Theo Hernandez, Rade Krunic, Rafael Leao, Ismael Bennacer, Leo Duarte dhe Ante Rebic – të gjithë këta për 90 milionë euro.

Mirëpo te Milani kanë filluar të mendojnë për merkaton e janarit dhe siç shkruan Calciomercato.com, në shënjestrën e Rosonerëve janë Taison (Shakhtar Donetsk) dhe Rodrigo De Paul (Udinese).

Maldini është një admirues i De Paul dhe ka kontaktuar agjentin e argjentinasit për tia shprehur interesimin.

Milani ka shfaqur interesim për De Paul në muajin gusht, ndërsa për ta transferuar atë në San Siro, Rosonerët duhet të ndajnë 25 milionë euro.

Rosonerët gjithashtu kanë shfaqur interesim për Taison dhe pasiqë dështuan ta transferojnë atë gjatë verës do të tentojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.

Milani ka tentuar huazimin e tij me opsion blerjeje, por Shakhtar e kishte refuzuar ofertën e italianëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here