„Ansu nga cili planet je?“ (VIDEO)

E përditshmja katalanase Sport, ia ka kushtuar sot faqen e parë talentit të Barcelonës, Ansu Fati.

Ansu Fati mbrëmë e filloi ndeshjen ndaj Valencias nga minuta e parë dhe pas shtatë minutave lojë shënoi gol dhe asistoi për de Jong.

Fati i cili ka 16 vjeç dhe 318 ditë, u bë futbollisti më i ri në historinë e La Ligas që ka shënuar gol dhe ka asistuar në një ndeshje.

Më e rëndësishme për Barcelonën është se  Ansu Fati mund të jetë pasuesi i Lionel Messit dhe se katalanasit do të kenë në rradhët e veta një futbollist i cili mund të bëhet më i miri në botë.

„Ansu nga cili planet je?“, shkuan në faqen e parë të Sport.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here