Bombë nga Anglia: Babai i Messit takohet me David Beckham, argjentinasi drejt Amerikës

Babai i sulmuesit argjentinas Lionel Messi është takuar me përfaqësuesit e skuadrës së Inter Miami, ku president është ish-futbollisti David Beckham. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Sun”.

Beckham, ekipi i të cilit do të debutojë në MLS në vitin 2020, asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të patur në ekipin e tij yjet e futbollit, përfshi edhe Messi.

Përfaqësit e Inter Miami ndodhen prej disa ditësh në Europë, ku kanë kryer disa takime. Përfshi edhe atë me babain e Messi, ku kanë diskutuar për mundësinë e trajnsferimti të “pleshtit” në kampionatin amerikan të futbollit.

Messi, 32 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2021 me Barcelonën dhe ende nuk e ka rinovuar atë. Kjo ka sjellë këmbënguljen e skuadrës së Inter Miami, për të sjellë legjendën e futbollit në Amerikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here