E bujshme, Juventus transferon yllin e Barcelonës në janar!

Klubi katalanas ka marrë vendimin për të nxjerrë në shitje në merkaton e janarit kampionin e botës, mbrojtësin francez Samuel Umtiti.

25-vjeçari është më shumë i dëmtuar dhe kohët e fundit ka qëndruar në stol.

Për pasojë, skuadra e Barcelonës ka vendosur të “heqë qafe” mbrojtësin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2023. Sipas calciomercato, për mbrojtësin është interesuar Juventusi, që kërkon një zëvendësues të denjë pas dëmtimit të Chiellini.

Për këtë arsye, palët mund të gjejnë një marrëveshje, për të mbyllur marrëveshjen që në janar. Umtiti pritet të lëvizë në formë huazimi për 6 muaj, deri në fund të qershorit, me të drejtë blerje të kartonit nga bardhezinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here