Jo vetëm Eriksen dhe Matic, Juventus transferon edhe një tjetër yll nga Anglia me parametra zero

Juventus njihet si klub i cili bën transferime të shkëlqyeshme. Biankonerët njihen si mbretërit e merkatos sa i përket përforcimeve me parametra zero.

Biankonerët kanë filluar të mendojnë për verën e ardhshme dhe në shënjestrën e tyre janë Christian Eriksen dhe Nemanja Matic. Por listës i është shtuar ylli i Chelsea, Willian.

Brazilianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Juventus e ka piketuar atë si një përforcim të mundshëm për verën e ardhshme.

Është Sarri ai i cili e ka kërkuar këtë transferim, pasiqë gjatë kohës kur ishte trajner te Chelsea e pëlqente shumë brazilianin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here