Bëri komente raciste ndaj Lukakut: Përjashtohet nga puna analisti italian (VIDEO)

Luciano Passirani, një bashkëpunëtor (analist sportiv) i “TopCalcio24”, bëri disa komente raciste për Romelu Lukaku, të cilat po bëjnë xhiron e botës përmes mediave të ndryshme dhe rrjeteve sociale.

Për keqardhje ishin fjalët e tij si komentator në këtë emision: “Ju mund ta ndaloni Lukakun vetëm nëse i jepni 10 banane për t’i ngrënë”. Këto komente i kanë kushtuar atij largimin e menjëhershëm nga stacioni televiziv, me të cilin bashkëpunonte. Ky nuk është sulmi i parë racist, që përjeton sulmuesi belg i Interit në Serie A, që kur u transferua aty, kësaj vere.

Lukaku u ankua edhe për tifozët e Cagliari, përmes një letre publike. Megjithatë, tifo-grupi i njohur italian “Curva Norte” mohoi se tifozët italianë janë racistë: “Ne mendojmë se jeni keqkuptuar, sepse ajo që ndodhi në Cagliari nuk ishte racizëm. Ju duhet të kuptoni se Italia nuk është si vendet e tjera në Europën veriore, ku racizmi është problem i madh. Ne e kuptojmë se mund t’ju duket racizëm, por nuk ishte ashtu. Në Itali, ne përdorim rrugë të ndryshme për t’i ndihmuar skuadrat tona, përpiqemi t’i bëjmë kundërshtarët tanë nervozë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here