Bombë: Louis Vuitton blen Milanin, zbulohet oferta

Milani në muajt e ardhshëm mund të kalojë nga duart e amerikanëve, në duart e francezëve.

Il Messaggero, raporton se pronari i brendit të veshjeve Louis Vuitton, Bernard Arnault është i interesuar për ta blerë Milanin.

Disa muaj më parë Bernard tejkaloi Warren Buffet në listën e njerëzve më të pasur në botë. Tani francezi është njeriu i tretë më i pasur në botë pas Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Francezi ka një pasuri prej 94.6 miliardë dollarëve. Pronarët aktual të Milanit, Elliott kanë refuzuar dy oferta të mëparshme prej 600 dhe 700 milionë dollarëve për shitjen e klubit.

Por Arnalut nuk e ka ndërmend të heq dorë dhe pritet të ofrojë 1 miliardë dollarë për ta blerë Milanin.

Francezi ka një plan të madh për Rosonerët: nga blerja e klubit, investime të mëdha në merkato dhe një biznes plan që do ta bënte Milanin klubin më të madh futbollistik.

Mirëpo Louis Vuitton ka lëshuar një deklaratë ku ka mohuar zërat për blerjen e Milanit.

“LVMH grup mohon kategorikisht raportimet e Il Messaggero se LVMH i ka prezantuar një ofertë fondit Elliott për blerjen e Milani.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here