Përse Giampaolo i zhgënjeu Maldinin dhe Bobanin në fitoren me Veronën

Milani mbrëmë mposhti Veronën me rezultat minimal 1-0, ndërsa sipas raportimeve Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban nuk kanë qenë të kënaqur me trajnerin Giampaolo.

Rosonerët morrën një fitore të vuajtur ndaj Veronës në një ndeshje ku pati dy kartona të kuq, një penallti dhe një gol të zhvlerësuar.

Piatek shënoi golin deçiziv që i tha tre pikët Milanit, ndërsa Rosonerët javën e ardhshme do të përballen me Interin.

Siç raporton Corriere della Sera, Maldini dhe Boban nuk ishin të kënaqur me vendimin e Giampaolos për të mos inkuadruar në lojë përforcimet e verës.

Ismael Bennacer u la në stol në favor të Lucas Biglia, Rebic u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, ndërsa Leao nuk luajti fare.

Drejtuesit e klubit janë zhgënjyer nga ky vendim i Giampaolos për të lënë në stol përforcimet e verës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here