Problemet nuk kanë të ndalur: Reali humbet një tjetër yll para ndeshjes me PSG

Epidemi dëmtimesh tek Real Madrid, që për sfidën ndaj Paris Saint-Germain do të duhet të bëjë llogaritë edhe pa mbrojtësin Marcelo.

Vetë klubi madrilen njoftoi se braziliani ka pësuar një dëmtim në qafë, për të cilin nuk ka dhënë shumë informacione dhe koha e rikuperimit nuk është zbuluar ende.

Me këtë sinjal, për Marcelo duket mision i pamundur për të qenë gati për ndeshjen e së mërkurës në Paris, teksa alternativë tani mbetet Ferland Mendy.

Aktualisht katër lojtarë janë të dëmtuar tek “Los Blancos”:  Isco, Valverde, Modric, Asensio.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here