Ylli i Napolit firmos me Raiolan, ja çfarë thotë për largimin…

Napoli mund të frikësohet për të ardhmen e Lorenzo Insignes, pasi ky i fundit ka nënshkruar me agjentin Mino Railoa.

Ylli i skuadrës napolitane dhe asaj italiane ka patur probleme me trajnerin Carlo Ancelotti në sezonin e kaluar dhe duket se kapiteni po sheh një mundësi të re, pavarësisht se e mohon diçka të tillë.

Raiola njihet për lëvizjet e tij të bujshme dhe është një nga “grabitqarët” më të mëdhenj të merkatos. Insigne ka folur në lidhje me këtë marrëveshje para ndeshjes me Liverpoolin për “Il Mattinon”.

“Dua të sqaroj menjëherë se nuk zgjodha Raiolën për t’u larguar nga Napoli. E kam thënë gjithmonë se dua të qëndroj dhe të jap më të mirën për këtë fanellë”, – thotë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here