E bujshme: Camp Nou mund të mbyllet për shkak të Griezmann

Transferimi i Antoine Griezmann te Barcelona vazhdon të shkaktojë shumë debate.

I fundit është shkaktuar nga gjykatësi i Juantxo Landaberea, i zgjedhur nga Komiteti i Konkurrencës për të hetuar denoncimin e Atletico Madrid kundër klubit katalanas, që ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez kur klauzola e tij për prishjen e kontratës ishte 200 milionë euro dhe jo 120 (Colchoneros duan 80 milionë euro shumë).

Barça është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje, por rrezikon të ndëshkohetohet nga Komiteti i Konkurrencës të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Sipas Mundo Deportivo, gjykatësi Landaberera ka propozuar një gjobë prej 300 eurosh për Barcelona-n ose mbylljen e Camp Nou për një ndeshje. Vendimi përfundimtar i takon komitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here