Rebic mund të luaj kundër Interit, ja formacioni i mundshëm i Milanit për derbin

Përforcimi i ri i Milanit Ante Rebic mund të luaj nga minuta e parë në Derby della Madonnina.

Rosonerët transferuan kroatin në ditën e fundit të merkatos në formë huazimi nga Eintracht Frankfurt, ndërsa në Gjermani u transferua Andre Silva.

Rebic debutoi me Milanin të dielën kundër Veronës në pjesën e dytë. Skuadra e Giampaolos u duk më dinamike me inkuadrimin e Rebic në lojë dhe Gazzetta dello Sport raporton se kroati mund të jetë titullarë në derbin ndaj Interit.

Giampaolo ndryshoi formacionin 4-3-1-2 në 4-3-3 me futjen e Rebic në lojë dhe dallimi u vërejt menjëherë.

Ditëve në vijim Giampaolo pritet të vendos për formacionin ndaj Interit, por në rast se Rebic e nis nga minuta e parë, Milani mund të zbres në fushë me një formacion 4-3-3.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here