E bujshme: Ylli i Barcelonës pëlqen postimin për largimin e Valverdes (FOTO)

E ardhmja e Ernesto Valverde-s të Barcelona është gjithnjë dhe më pak e sigurt.

Trajneri ndodhet në Camp Nou prej pak më shumë se dy vitesh, por nuk ka bindur kurrë plotësisht. Ai ka fituar  dy herë La Liga-n, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës, por nga ato anë trajnerët nuk vlerësohen vetëm  nga trofetë.

Dy eliminimet e bujshme të Barçës në Champions League, në fillim kundër Roma-s dhe më pas kundër Liverpool-it, kanë lënë shenjë.  Dhe fillimi i këtij sezoni, duke përfshirë edhe barazimin me Borussia Dortmund në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Champions-it nuk e ka përmirësuar pozicionin e tij në sytë e tifozëve dhe ndoshta edhe të skuadrës.

Dikush që duket se ka një problem me Valverde-n, të paktën në aspektin taktik, është Frenkie de Jong. Holandezi u transferua te katalansit nga Ajax për 70 milionë euro, por nuk po arrin të shkëlqejë në mesfushën e skuadrës së re. Dhe në Spanjë fajësojnë trajnerin, i cili nuk arrin ta shfrytëzojë në mënyrën e duhur dhe nuk i ka gjetur akoma një pozicion të përshtatshëm për karakteristikat e tij.

Pakënaqësia e De Jong me Valverde-n është konfirmuar nga një “like” që lojtari i ka bërë komentit të një tifozi që ka kërkuar shkarkimin e trajnerit. Holandezi e ka hequr menjëherë, por në kohën e rrjeteve sociale mjafton një screenshot ptë ruajtur provat.

Ka qenë një gabim, apo një veprim i qëllimshëm? Kjo është e vështirë të thuhet, por pozicioni i Valverde-s në drejtim të skuadrës është sigurisht më pak i sigurt. La Liga ka nisur keq për kampionët në fuqi dhe grupi i Champions-it, që përfshin edhe Borussia-n me Inter-in, nuk premton për një kualifikim të lehtë në fazën me eliminim direkt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here