Emery drejt shkarkimit, zbulohen kandidatët kryesorë për stolin e Arsenalit

Unai Emery mund ta paguaj me shkarkim fillimin e dobët të sezonit.

Arsenal pas 5 ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 8 pikë dhe tifozët nuk janë të kënaqur me paraqitjen e Topçinjëve.

Emery rrezikon shkarkimin, ndërsa janë zbuluar emrat e kandidatëve kryesorë për stolin e Arsenalit.

Kandidati kryesorë për ta pasuar Emeryn është Mikel Arteta, asistenti i Guardiolës te City dhe ish futbollist i Arsenalit.

Pas Artetas në listën e kandidatëve për stolin janë edhe Patrick Vieira, Thiery Henry dhe Brendan Rodgers.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here