Italianet, makthi i Klopit: Napoli mund ta fitojë trofeun…

Që prej fitores 2-0 ndaj Udinezes me Dortmundin në tetor 2008, trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka humbur secilën prej 5 transfertave të fundit në Itali në të gjitha kompeticionet. Tekniku gjerman nuk e pranon kollaj penalltinë e Robertsonit ndaj Kajehonit, për të cilën pretendon se nuk ishte faull.

“Duhet të na dhëmbë, sepse ne krijuam raste. Ishte një ndeshje e hapur me shumë kundërsulme, por ne nuk i goditëm dhe ky është një problem. Në pjesën e dytë ishte një ndeshje e egër. Ata vraponin dhe ne vraponim. Nuk mendoj se ishte një penallti. Ai kërcen përpara kontaktit, por nuk mund ta ndryshojmë këtë. Luajtëm shumë futboll të mirë, por nuk finalizuam. Kontrolluam momentet, por nuk patëm mjaftueshëm raste në fund. Morëm vendime të gabuara dhe duhet ta pranojmë humbjen. Ishte shpesh ai topi i fundit që nuk ishte i saktë. Kishte momente ku duhet të kishim bërë sigurisht më mirë. Penalltia? Nuk mund të flas më tepër për këtë episod, sepse do të bëja figurën e një humbësi të keq, gjë që nuk jam. Kur shikon imazhet është e qartë që nuk është penallti.  Por, VAR-i parashikon një ndërhyrje në këtë rast vetëm kur ka një gabim të qartë dhe ky nuk ishte i tillë. Arbitrat mbeten qenie njerëzore që marrin këto vendime dhe na takon neve që t’i përshtatemi rregullores”, deklaroi 52- vjeçari pas ndeshjes, i cili natyrisht vlerëson me superlativa edhe skuadrën e Ançelotit:

“Napoli mund ta fitojë Champions-in. Nëse ke një plan të mirë dhe lojtarë të mirë, nuk duhet të jesh skuadra më e mirë në botë për të fituar këtë trofe. Duhet të luash mirë në momentin e duhur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here