Zidane gjen fajtorin e humbjes 3:0 nga PSG

Zinedine Zidane është munduar ta arsyetojë humbjen e thellë nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:0.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është munduar ta arsyetojë humbjen e thellë nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:0.

“Los Blancos” u dominuan në udhëtim te skuadra nga Parc des Princes duke pësuar një humbje të rëndë në xhiron e parë të fazës së grupeve në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

“Na kanë mposhtur në çdo aspekt, ajo që më brengos është intensiteti”, deklaroi Zidane pas ndeshjes.

“Ata ishin të mirë për krijimin e rasteve, por nuk është kjo ajo që më brengos, por që shoh ekipin tim pa intensitet”, shtoi ai.

“E dimë se do të na vejnë nën presion, por ne nuk e zhvilluam ndeshjen tonë në asnjë moment dhe krijuam shumë pak raste për shënim. I shënuam dy gola por u anuluan nga Var”, theksoi francezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here