Nga dështak në hero: Interi i rinovon kontratën lojtarit të rilindur nga Conte

Ndryshimi i trajnerit ndonjëherë është një mundësi e artë për një lojtar të pashpresë dhe një tunel i errët për një që po shkëlqen.

Me Luciano Spallettin në krye të skuadrës, Antonio Candreva kishte minuta minimale përgjatë një sezoni dhe në sezonin e fundit po mendonte të largohej, por nuk kishte arritur të gjente skuadër, që i plotësonte kërkesat e tij.

Afrimi i Antonio Conte ndryshoi gjithçka dhe në të gjitha ndeshjet zyrtare mesfushori anësor ka luajtur si titullar, duke u kthyer nga një futbollist i harruar në shtyllën e formacionit titullar.

Ndonëse i limituar në teknikë, italiani është një zgjedhje e detyruar nga Conte, që e preferon dhe ka punuar shumë vetëm që ai të përmirësohet në këtë drejtim dhe trajneri italian beson fort tek ai.

Për këtë, agjenti i lojtarit do të takohet muajin e ardhshëm me drejtuesit e klubit zikaltër, teksa Beppe Marotta dhe Piero Ausilio e do e presin për t’i ofruar zgjatjen e kontratës deri në vitin 2022, duke qenë se kontrata aktuale përfundon në vitin 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here