Sherri Lukaku-Brozovic: Conte nuk fal, ja çfarë ka vendosur të bëjë…

“Do ta gjej, qoftë edhe gjëja e fundit që do të bëj!”.

Kështu duket se i ka referuar bashkëpunëtorëve të tij Antonio Conte sa i përket spiunit që ka treguar ngjarjen e ndodhur në dhomat e zhveshjes në “San Siro” me Brozovic dhe Lukaku që u kapën keq me fjalë dhe u grindën në sy të grupit.

Ngjarja është spiunuar te gazeta më prestigjoze italiane, “Gazzetta dello Sport”. Futbollisti që ka treguar të gjithë këtë ngjarje është brenda organikës dhe është një që lufton kundër grupit dhe që dëshiron të trazojë ujërat me qëllim.

Trajneri italian ka takuar Marotta dhe i ka kërkuar që të nisë hetimin e brendshëm për të kuptuar se kush është personazhi që ka nxjerrë një sherr banal që ndodh në çdo ekip dhe e ka treguar fije për pe në një gazetë, sidomos në një moment të vështirë, në prag të derbit dhe ndeshjes me Lazios më pas.

Në momentin që Antonio Conte do ta gjejë, më pas do të nisë për këtë futbollist një procedurë e dytë, ajo për të mos e parë fushën e lojës as me dylbi. Në fakt, nëse në janar do të ketë një emër në merkato ose drejt largimit, atëherë nisni të dyshoni se spiuni është gjetur…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here