Zidane bën gati valixhet, tre kandidatë për stolin e Realit

Lista e kandidatëve për të zënë vendin e Zinedine Zidane nuk është shumë e gjerë në këtë moment.

Trajneri francez nuk po arrin të vendosë në binarë skuadrën e Real Madridit, pavarësisht shpenzimeve të kryera në merkaton e verës. Për këtë, në Spanjë kanë nxjerrë tre emra të mundshëm që mund të zënë vendin e francezit.

Jose Mourinho

Ai është kandidati kryesor për të marrë këtë post, edhe për faktin se sezonin e kaluar ishte vetëm një hap larg. Trajneri portugez vijon të jetë pa ekip dhe rikthimi i tij në Madrid do të ishte i bujshëm. Takimi mes tij dhe përfaqësuesve të klubit madrilen mund të kryhet kur revolucioni i kërkuar nga Mourinho të realizohet, gjë që nuk është kryer ende.

Massimiliano Allegri

Ish-trajneri i Juventusit ishte një opsion në vitin 2018, fill pas largimit të Zidane. Allegri ishte kandidat për atë postë asokohe, së bashku me emra të tjerë si Conte dhe Pochettino, ndërsa në fund erdhi Lopetgui. Atëherë Allegri refuzoi, duke qenë se synonte të përmbushte kontratën me Juventus, por tani që është pa klub situata ndryshon.

Raul Gonzales

Miti i kapitenit legjendar me shpresën për të goditur një tjetër “formulë Zidane”. Një ndryshim brenda shtëpie është filozofi e presidentit Perez, i cili hoqi Benitez dhe emëroi Zidane në krye të skuadrës, duke korrur sukses. E përsëriti me Solarin vitin e fundit dhe Raul mund të jetë goditja e radhës, që do kalonte nga Real Castilla, tek ekipi i parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here