Bombë: Milan transferon yllin portugez në merkaton e janarit!

Maldini, Boban dhe Massara nuk kanë ndërmend të ndalen në përpjekjet për të përforcuar Milanin edhe në merkaton e ardhshme në janar.

Mësohet se emisarët e dërguar prej tyre kanë vëzhguar në sfidën Benfica-Leipzig mbrojtësin Ruben Dias i cili ka si agjent të famshmin Jorge Mendes dhe raportet me këtë të fundit janë të shkëlqyera.

Në merkaton e verës 22-vjeçari pati oferta të ndryshme që nuk kënaqën drejtuesit e Benficës dhe në janar insistimi i kuqezinjve me një ofertë prej 35 milionë euro mund të afrojë palët drejt një akordi përfundimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here