De Jong ka zbuluar ku do të përfundonte nëse nuk do të transferohej te Barcelona

Frenkie de Jong iu bashkua Barcelonës këtë verë si një përforcim i madh.

Barcelona siguroi kartonin e tij që në janar për shifrën e 75 miliona eurove, por ai qëndroi te Ajaxi deri në fund të sezonit.

De Jong iu bashkua Barcelonës këtë verë dhe menjëherë u etablua si titullarë në formacionin e Valverdes.

Holandezi ka bërë të ditur se Barcelona gjithmonë ka qenë ëndërra e tij dhe se është i lumtur që ka përfunduar në Camp Nou. De Jong ka zbuluar se ku do të përfundonte nëse nuk do të realizohej transferimi te Barcelona.

“Për herë të parë për interesimin e Barcelonës kam dëgjuar në vitin 2017. Ata kontaktuan agjentin tim, megjithatë vendosa që të qëndroj te Ajaxi edhe për një tjetër sezon. Duhet ta pranoj se nëse nuk do të transferohesha te Barcelona, këtë sezon do të isha duke luajtur te PSG apo Manchester City”, ka zbuluar de Jong.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here