Juventus përsëri për shopping në Paris: Biankonerët transferojnë yllin e PSG me kosto zero

Juventus njihet si një klub me politikë të shkëlqyeshme në merkato.

Biankonerët kanë siguruar emra të mëdhenj me parametra zero në vitet e fundit. Verën e kaluar Juventus transferoi Emre Can nga Liverpool me kosto zero, ndërsa këtë verë në Torino u transferuan Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot si lojtarë të lirë.

Por Agnelli ka piketuar një tjetër transferim nga PSG me parametra zero për verën e ardhshme.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Parisienëve Thomas Meunier. Kontrata e belgut me PSG skadon në fund të sezonit dhe Juventus e ka piketuar atë për verën e ardshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here