Marc Marquez nuk zhgënjen dhe në pistën e Aragon (Spanjë) siguron “pole position”.
Piloti spanjoll i Honda dha kohën 1’47”009, duke lënë pas francezin Fabio Quartararo me Yamaha Petronas. Diferenca mes tyre ishte më shumë se 3 të dhjetat, çka tregon se Honda ishte e pakapshme. Vija e parë e nisjes kompletohet me Maverick Vinales me Yamaha.
Vetëm i gjashti Valentino Rossi me Yamaha-n tjetër, që ishte pas Jack Miller (i katërti) dhe Alex Espargaro (i pesti). Ndërsa Andrea Dovizioso me Ducati u klasifikua në vendin e 10-të, me +1.5 sekonda pas Marquez, shumë larg më të mirëve. Gara e Çmimit të Madh të Spanjës do të zhvillohet të dielën, në orën 13:00.