Pështyu lojtarin kundërshtarë: Gerrard kërkon largimin e Grezdës nga Rangers

Eros Grezda është shumë afër të largohet nga Rangers, pasi nuk është në planet e trajnerit Steven Gerrard.

Legjenda e Liverpoolit ka thënë se reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë nuk do të luajë përsëri për klubin, pasi e pështyu lojtarin e Ballymena United, Andrew Burns gjatë ndeshjes së U-21.

“Grezdës i është thënë në takim se cila është situata aktuale”, ka thënë Gerrard.

“Atij i është thënë që të gjejë një tjetër skuadër dhe agjenti i tij tashmë është njoftuar më rrethanat”.

“Ne do të tregohemi të respektueshëm dhe do t’i japin minutazh derisa të gjejë një skuadër tjetër”.

“Në disa liga nëpër botë afati kalimtar ende nuk është mbyllur dhe ai mund ta gjejë një skuadër që mund t’i përshtate”, ka shtuar më tej trajneri i Rangers.

Grezda ishte shumë afër të largohej edhe në këtë afat kalimtar veror, mirëpo ofertat për të ishin vetëm në formë huazimi dhe pa të drejtë blerje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here