Barcelona gati për të shitur dy yje në merkaton e janarit!

Skuadra e Barcelonës është e detyruar të shesë 2-3 lojtarë në merkaton e janarit, në mënyrë që bilancat të mos pësojnë një “tërmet”.

Sipas të përditshmes britanike The Sun, skuadra katalanase ka vendosur që të largojë dy lojtarë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez Samuel Umtiti dhe mesfushorin kroatin Ivan Rakitic. Të dy janë lojtarë të kërkuar në merkato, ndaj për ëskuadrën blaugrana nuk ka për të qenë aspak e vështirë të gjejë blerës.

Si Umtiti ashtu dhe e Rakitic konsiderohen si të tepërt aktualisht te Barcelona, teksa kanë luajtur shumë pak. Umtiti pritet të shkojë në Premier League, ndërsa Rakitic ka më shumë kërkesa nga Seria A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here