Barcelona merr vendimin për Valverden pas humbjes me Granadën!

Barcelona humbi ndaj Granadas me rezultatin 2-0, ndërsa në Gjermani përballë Borussia Dortmundit dhuroi një paraqitje skandaloze.

Ekipi katalanas ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm dhe trajneri Ernest Valverde po kritikohet shumë për lojën e tij.

Drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e teknikut dhe duket se po kërkojnë për zëvendësuesin e tij. Numri një i stolit ishte në rrezik që pas eliminimit nga Liverpooli në Champions League, por katalanasit i dhanë dhe një shans me fitimin e kampionatit.

Rinisja e edicionit të ri ka nxjerrë në pak problemet e ekipit dhe duket se tekniku nuk po arrin që të çojë skuadrën aty ku duhet. Barcelona po çalon në lojë dhe rezultatet mungojnë. Kampionët e Spanjës mund të ndryshojnë kurs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here